Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë afruar më shumë se kurrë më parë.
Çifti që shpesh nuk kanë kohë për njëri-tjetrin për shkak të angazhimeve, së fundmi kanë vendosur t’i anashkalojnë pak punët për t’i dedikuar kohë njëri tjetrit.
Roberti duket i buzëqeshur në krah të Norës e cila duket mjaft e thjeshtë, por shkëlqen nga bukuria.
Aty shihet edhe një çift tjetër, që janë miq të Robertit dhe Norës.
Kjo është ndër ato paraqitje të ralla publike që çifti i bën publike në rrjetin soical InstaStory.
Nora dhe Roberti janë prindër të lumtur të vajzës Renee. /Telegrafi/