Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, ditë më parë organizoi një ndejë private me miqtë e të afërmit për të kremtuar koncertin e tij të ri, që pritet të mbahet në muajin gusht.
Të pranishëm ishin disa nga figurat publike si: Rozana Radi, Miranda Dupi, Loredana Zefi dhe Blerim Destani.
Ky i fundit në një prononcim për ABC News Albania ka folur për miqësinë me reperin shqiptar, duke qenë së gjithë kohën shfaqen së bashku.
Aktori i njohur mes tjerazh zbulon se Noizy mendon që së shpejti të përfundojë karrierën, gjë për të cilën nuk pajtohet Destani.
“Mendon së shpejti ta mbarojë karrierën, do doja që të mos ndodhte kjo. I dëshiroj shumë suksese në karrierë”, tha ai.
Blerimi nga ana tjetër ka folur për një film të cilin e ka xhiruar së fundmi në trojet shqiptare.
Ai beson që do të pritet mirë nga publiku, ndonëse nuk ka akoma një datë të saktë publikimi. /Telegrafi/