Sulmuesi i RB Leipzig, Christopher Nkunku ka habitur tifozët me një festë të çuditshme goli në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve.
24-vjeçari francezi vazhdoi formën e tij mbresëlënëse me golin hapës për RB Leipzig kundër Shakhtar Donetsk të mërkurën mbrëma.
Leipzig kishte ende një shans të vogël për të kryesuar grupin e tyre nëse mposht ekipin ukrainas dhe Real Madridi të humbte pikë në shtëpi ndaj Celtic.
Ata bënë fillimin e përsosur të ndeshjes së tyre kundër Shakhtarit, me francezin Nkunku që i kaloi në avantazh në minutën e 10-të të lojës.
Pasi shënoi golin e parë, Nkunku nxori një tullumbace të kuqe nga çorapet dhe e fryu përpara se të pozonte me të në gojë.
Ishte padyshim njëri nga festimet më unike të golave të parë në Ligën e Kampionëve dhe tifozët e sulmuesit francez reaguan shpejt në rrjetet sociale.
Gazetari francez, Fabrice Hawkins më vonë shpjegoi se Nkunku e kishte kryer festën si një premtim për djalin e tij dy vjeçar. /Telegrafi/
The @c_nk97 influence 🎈@micahrichards and @carra23 wanted in on the fun 😂 pic.twitter.com/Ylm8ZHT65j
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 2, 2022