Site icon Telegrafi

Njihuni me pensionistin nga Bosnja, i cili prej 17 vitesh kujdeset për arinjtë – deri më tani i ka shpenzuar 70 mijë euro

Ermin Lutiq që jeton në Gornje Vakuf të Bosnjës, prej më shumë se 17 vitesh shpenzon pensionin për t’u kujdesur për dy arinjtë e tij.

Siç ka thënë ai, për ta deri më tani ka shpenzuar afro 70 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Në fakt, Emini e adoptoi Lakën, kurse Gvidën e bleu pasi që gjuetarët ia mbytën të ëmën.

Laka kishte fjetur në një shtrat me Eminin për tetë muaj derisa kishte qenë i sëmurë.

E shumë po pyesin se si është e mundur që një pensionist të mund të kujdeset për këto kafshë të egra.

“Fqinjët më sjellin tranguj dhe molla. Ata kanë sera. Çfarë do të mbetet nga ushqimi, ma sjellin mua. Unë blejë misër – 45 kilogramë në muaj”, tha Lutiq. /Telegrafi/

 

Exit mobile version