Iraniani Amou Haji nuk është pastruar për më shumë se 60 vite, sepse beson se pastrimi i bën njerëzit të sëmuren.
Ky 82-vjeçar jeton në izolim të plotë në fshatin Dejhag në pjesën jugore të Iranit, sepse thotë se ka pasur përvojë të keqe me njerëzit, transmeton Telegrafi.
Urren çfarëdo kontakti me ujin, nervozohet kur dikush i sugjeron të pastrohet. Por, shmangia e kontaktit me ujin i ka ndihmuar që lëkura t’i merr ngjyrën e dheut, dhe kështu kur ecë rrugëve zor vërehet në toka. Në fakt, kur qëndron i shtrirë në tokë vështirë se vërehet nga gurët apo dheu.
I pëlqen të pijë cigare, por kur mbetet nga ato pinë jashtëqitje të kafshëve. Ky i moshuar nuk i prenë flokët me gërshërë, por me flaktë i djeg ato. Gjatë dimrit në vend të kapelës bartë një helmetë të vjetër të ndryshkur nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai nuk jeton në shtëpi, por në një vrimë të hapur në tokë, që ngjan më shumë me një varr. Megjithatë, kur fillon të bubullojë strehohet në një barkë të cilën ia kanë ndërtuar bashkëfshatarët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZqVoZcf3fO0