Ju ka rastisur ndonjëherë të shtriheni në krevat në orët e vona të mbrëmjes, por, pavarësisht sa të lodhur keni qenë, nuk keni mundur të flini si pasojë e ndonjë brenge apo stresi që keni pasur?
Siç duket kjo nuk ka ndodh vetëm neve: njësoj sikurse njerëzit, edhe qentë mbesin pa gjumë natën si pasojë e brengave që mund t’i kenë.
Një studim, i cili është publikuar në revistën shkencore ‘The Royal Society’, ka treguar se qentë kanë çrregullime të gjumit kur janë të stresuar, transmeton Telegrafi.
Po pra, këlyshët dhe qentë e preferuar brengosen dhe nuk mund të flenë, madje s’keni as si ta rregulloni këtë.
Sidoqoftë, studimi në fjalë i ka analizuar përvojat e gjumit të qenve që ose u ishin ekspozuar përvojave negative emocionale para gjumit, ose përvojave pozitive.
Rezultatet kishin treguar se qentë të cilët para gjumit kanë përvoja pozitive bëjnë gjumë më të thellë dhe më kualitativ, ndërkaq qentë që para gjumit janë të stresuar, priren të kenë probleme me gjumë. /Telegrafi/