Telegrafi

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Ukrainasit janë një operacioni rrugës për në Kharkiv, kanë arritur të eliminojnë 11 ushtarë rusë si dhe tre tjerë t’i zënë rob lufte.

Kamerat e vendosura në helmetat e ukrainasve, shfaqin momentin kur një grup i pjesëtarëve të njësisë SSO që merret ekskluzivisht me operacione speciale, futën në pozicionet mbrojtëse të rusëve, transmeton Telegrafi.

Ata i zënë në befasi rusët që nuk ishin në dijeni për ardhjen e tyre, dhe kështu në istikame hedhin granata dore dhe shtien me breshëri plumbash – duke likuiduar 11 ushtarë dhe tre tjerë i zënë rob lufte.

Ukrainasit shihen duke u afruar tinëzisht pozicioneve të rusëve që disa prej tyre ishin strehuar nëpër istikame, dhe nuk ishin në dijeni që ukrainasit do t’i sulmojnë.

Pasi afrohen shtien me breshëri plumbash dhe për t’u siguruar që nuk ka rrezik për ta hedhin edhe granata dore.

Pas këtij akti shihen trupat e ushtarëve rusë si dhe tre prej tyre që janë zënë rob lufte – duke u intervistuar nga ukrainasit. /Telegrafi/