Njeriu që kreu një sulm me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico dyshohet se është shkrimtari 71-vjeçar, Juraj Cintula.
Një burim nga policia e ka konfirmuar këtë informacion për portalin sllovak standard.sk.
“Robert, hajde këtu!”, mësohet të jetë shprehur 71 vjeçari para se ta plagoste kryeministrin.
Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Kujtojmë se Fico u qëllua pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të Bratislavës.
Atentati ka ndodhur kur i pari i qeverisë sllovake ka shkuar të takojë mbështetësit që ishin mbledhur para Shtëpisë së Kulturës.
Sipas informacioneve sllovake, kryeministri është qëlluar me disa të shtëna në gjoks dhe në bark.
Ai u dërgua me helikopter në spital dhe qeverisë sllovake jeta e Ficos është në rrezik. /Telegrafi/
🚨 Robert Fico’s ASSASSIN is a 71-year-old man
The shooter seems to be Juraj Cintula (born in 1953), a writer and a supporter of the opposition party Progressive Slovakia. His photos were published on social networks, as per unofficial information.
Fico’s team said he is in a… https://t.co/ePsUqPfjPd pic.twitter.com/kphiKSbT5x
— Lenka Houskova White (@white_lenka) May 15, 2024