Me siguri keni vënë re se shumica e dyerve të tualeteve publike nuk prekin dyshemenë.
Tani një përdorues në TikTok, i njohur për fakte dhe teori, pretendon se ka zgjidhur misterin.
Në videon e tij të publikuar së fundmi, MattypStories sugjeroi tre shpjegime lidhur me këtë.
Sipas tij, ka arsye logjike pse dyert e tualeteve publike janë të shkurtra.
@mattypstories And now you know!🚽#bathroom#facts#themoreyouknow ♬ Paris – Else
“Së pari nëse ekziston një emergjencë, do të ishte shumë më e lehtë për të parë se çfarë ka ndodhur me personin, dhe do të ishte më lehtë të ndihmohej”, tha influenceri.
Së dyti, shpjegoi ai, dyert e shkurta e bëjnë më të lehtë pastrimin e tualeteve.
“Tualetet publike përdoren shpesh, që do të thotë se duhet të pastrohen disa herë gjatë ditës”.
Së fundmi, shpjegoi ai, këto dyer janë më të lira se ato të plota. /Telegrafi/