"Njerëz të Humbur" vazhdon misionin në Kosovë
Në lidhje direkte prej dy orësh emisioni i së premtes mbrëma mbajti përballë ekranit shumë shqiptarë jo vetëm brenda kufijve, por dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe mbarë bota, nëpërmjet valëve të televizionit Klan dhe Klan Kosova.
Investigime, informacione të verifikuara në kohë reale u përcollën kësaj here, për personat e humbur nga Kosova. Bashkëpunimi mes dy televizioneve sapo ka startuar. Surpriza dhe të vërteta të reja do të vazhdojnë të publikohen dhe të bëhen pjesë e kësaj tradite që sapo ka nisur.
“Njerëz të Humbur” do të jetë në Kosovë një herë në muaj ku për familjarët e të humburve nga Kosova do jetë një lehtësi më e madhe që të jenë në studio në Prishtinë dhe jo të shkojnë në Tiranë. Po ashtu së shpejti do të publikohet edhe gazeta si një projekt i ri. /Telegrafi/


