Site icon Telegrafi

Zyrtarja policore në Shtime gjen një kuletë me para, pas verifikimit i kthehet pronares

Policia në Ferizaj, ka njoftuar se një zyrtare policore në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, në këtë qytezë ka gjetur një portofol, në të cilin ndodheshin 125 euro dhe disa dokumente personale.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas verifikimit, kuleta i është dorëzuar pronares.

“Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares së ligjshme, E.K. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale në Ferizaj./Telegrafi/

Exit mobile version