Të shtëna me armë janë raportuar në një fshat të Laçit ndërsa policia thotë se ka mbetur i vrarë një 67-vjeçar.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes raportohet se është vrarë me armë zjarri 67-vjeçari Dodë Mamli.
Duke publikuar detaje paraprake mbi ngjarjen policia thotë se në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.