Site icon Telegrafi

Një vit plot zhgënjim, Ramos pritet të largohet nga PSG

 Sergio Ramos do të largohet nga PSG në fund të sezonit, pas një sezoni jo të mirë, ku edhe lëndimet e bën të vetën.

Ylli me përvojë mbërriti në PSG verën e kaluar si lojtar i lirë nga Real Madridi, pas së cilës nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, mediat vendase thonë se marrëveshja mund të ndërpritet një vit para skadimit.

Arsyeja është e qartë, numri i madh i dëmtimeve të Ramos për shkak të të cilave ai nuk po mund të kthehet në formën e tij.

Hera e fundit që spanjolli ishte në fushë, ishte më 23 janar, gjë që tregon se karriera e tij te PSG nuk ka shkuar si duhet.

Lëndimet e shumta janë arsyeja pse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez refuzoi t’i ofrojë Ramos një kontratë të re shumëvjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version