Site icon Telegrafi

Një vit nga vdekja e bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës

Ka kaluar një vit që nga vdekja e këngëtares së mirënjohur të muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Ajo ndërroi jetë saktësishtë më 7 shkurt të vitit 2020 në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Ikona e muzikës la pas një karrierë të bujshme e gjurmë të mëdha në diskografinë e artit shqiptar.

Nexhmije Pagarusha (Foto: Telegrafi)

Por, kush ishte Nexhmije Pagarusha?

Nexhmije Pagarusha u lind në Pagarushë (Komuna e Malishevës) më 7 maj të vitit 1933.

Ajo ka një veprimtari muzikore shumë të gjerë saqë ishte e vështirë të përcaktohej se cilit zhanër i takon. Ishte më shumë e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

E njëjta po ashtu ka qenë edhe aktore e suksesshme, në filma e teatër.

“Baresha” ndërkohë është një nga kryeveprat e saj që u kompozua nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Këngët e njohura të Pagarushës përfshijnë gjithashtu: ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, ”Ke selvitë”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Çil njat zemër plot kujtime”, “Dallëndyshe”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” etj.

Nexhmija u nderua me një sërë çmimesh duke përmendur këtu edhe titullin “Bilbili i muzikës shqipe”.

Pagarusha ishte e martuar me kompozitorin e njohur shqiptar, Rexhep Mulliqi.

Ata kanë së bashku një djalë, Leonard Mulliqi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. /Telegrafi/

Nexhmije Pagarusha
Exit mobile version