Milan Skriniar i ka dhënë lamtumirën Interit me një video në Instagram.
Kontrata e sllovakit në Stadio Meazza skadoi më 30 qershor. Ai tashmë ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me PSG.
28-vjeçari i ka dhënë lamtumirën Nerazzurrëve në rrjetet e tij sociale, duke postuar një video me momentet e tij më të mira në klub.
“Në këto vite Italia, Milani dhe San Siro janë bërë shtëpia ime dhe familja ime dhe në stadiumin tonë, ne ndërtuam dhe festuam Scudetton, fitoren tonë më të bukur”, shkroi ai.
“Ishte vendi që mbrojta për gjashtë sezone, por ku për herë të parë u ndjeva i mbrojtur falë dashurisë dhe entuziazmit që ju fansat më keni treguar gjithmonë. Kjo do të mbetet e pashlyeshme në zemrën time”.
“Një mendim i veçantë për bashkëlojtarët e mi, të gjithë trajnerët, klubin dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar çdo ditë në rritjen time njerëzore dhe profesionale në këto gjashtë vite”.
“Faleminderit Inter, për të gjitha emocionet që më bëtë të ndjej, pas fitoreve, por edhe pas humbjeve më të dhimbshme! Faleminderit, INTER Grazie MILANO”, thuhet në letrën e mbrojtësit.
Inter refuzoi të shesë Skriniar verën e kaluar, me shpresën për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij, por të dy palët nuk ranë dakord kurrë për një marrëveshje të re.
Lojtari luajti 246 ndeshje me Benamata, duke shënuar 11 gola. /Telegrafi/