Eventi i Tesla-s i organizuar dje në selinë e saj të re globale inxhinierike në Palo Alto, Kaliforni pati një vizitor të veçantë –Cybertruck.
Një prototip i kamionçinës tërësisht elektrike u pa nga pjesëmarrësit në eventin ku morën pjesë Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, transmeton Telegrafi.
Adhuruesit e veturave elektrike në kanalet sikurse “The Kilowatts” dhe “What’s Inside YouTube” ishin në vend dhe arritën të bënin foto dhe video të Tesla Cybertruck që përpiqej të ngjitej mbi një tatëpjete me barë jashtë selisë së re inxhinierike të kompanisë.
Tesla Cybertruck off-roading for the first time!?
Well….kinda ?
These are the things we see when hanging out with @klwtts pic.twitter.com/jLu6QHyC6S
— WHAT’S INSIDE? (@whatsinside) February 23, 2023
Videoja tregon Cybertruck me sistemin e tij ajror të ngritur shumë lartë, derisa përpiqej të ngjitej mbi një tatëpjete, ekipi aty si duket po e ‘testonin për terren të ashpër’. /Telegrafi/