Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur dhe katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Pejë

2023/12/LAJMI-I-FUNDIT.png

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

"Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Katër persona janë lënduar, dhe një person ka ndërruar jetë", tha ai.

Gashi shtoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura./Telegrafi/