Me një vizitë të shkurtër në Rahovec kuptoni shumëçka – përqafoni kulturën dhe traditën. Rahoveci ndryshe mund të konsiderohet si djep i mikpritjes në Kosovë.
Mikpritja e banorëve dhe dashuria për vendin është frymëzuese. Në mëngjes sheh njerëz punëtorë që punojnë tokën dhe fitojnë bukën e tyre me djersë – në mbrëmje i takon të njëjtit duke qerasur e ngrehur dolli për Kokërr t’Qefit.
I tillë është slogani i HardhFest 2024, festivalit ikonik të Rahovecit i cili zbulua më 29 dhjetor në festën dimërore Hardh n’Ven. Mijëra nga të gjitha moshat e vendet u takuan në këtë festë, duke e rikonfirmuar se Kosova e ka Rahovecin, një trevë të vogël me zemër të madhe. /Telegrafi/