Lionel Messit thuhet se mund t’i bashkohet një tjetër ish-bashkëlojtar i Barcelonës në Inter Miami.
Në verën e vitit 2023, Messi hoqi dorë nga futbolli evropian për Major League Soccer pasi u largua nga Paris Saint Germain për te Inter Miami nga Florida.
Që atëherë, Messi ka bërë gjithsej 16 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola.
Legjendës argjentinase i janë bashkuar në Miami edhe tre ish-bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.
Por, tani raportohet se Inter Miami mund të sjellë një tjetër nga ish-shokët e skuadrës së Messit në klub.
Sipas gazetës AS, ish-lojtari i Liverpoolit dhe Barcelonës, Philippe Coutinho është lidhur me një lëvizje në MLS.
Philippe Coutinho gives cryptic response about possible reunion with ex-Barcelona team-mate Lionel Messi at Inter Miami… with the Brazilian facing uncertain future at Aston Villa https://t.co/1GDwPNeTNM
— Mail Sport (@MailSport) February 27, 2024
Përveç Inter Miamit, është pohuar se për mesfushorin brazilian është i interesuar edhe LA Galaxy.
Coutinho aktualisht është duke luajtur për klubin e Katarit, Al Duhali, i huazuar nga skuadra e Ligës Premier, Aston Villa. /Telegrafi/