Një ‘mini Barcelonë’ është krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krejt kjo falë legjendës David Beckham dhe Lionel Messit.
Ish-mesfushori anglez është pronar i Inter Miamit dhe pasi ka transferuar Lionel Messin fillimisht, tani numri i ish-futbollistëve të Barcelonës te kjo skuadër po rritet çdo ditë e më shumë.
Aktualisht te Inter Miami janë katër ish-futbollistë të gjigantit katalunas si Lionel Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe i fundit që iu bashkua Luis Suarez.
Megjithatë ky numër mund të rritet edhe më shumë në verë, pasi kapiteni aktual i katalunasve Sergio Roberto është në bisedime me skuadrën amerikane.
32-vjeçari është në muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe drejtuesit e klubit amerikan e kanë kontaktuar atë.
Roberto është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, pasi po pret një thirrje nga klubi aktual për rinovimin e saj e cila me shumë gjasë nuk do të vije.
E në rast se nuk do të vazhdoj bashkëpunimin me Barcelonën, Mundo Deportivo ka raportuar se Roberto do t’i bashkohet miqve të tij te Inter Miami.
Hapësirat e tij te Barcelona nuk janë aq të mëdha pasi Roberto këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/