Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Hokkaidon e Japonisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në orën 18:18 (sipas kohës lokale) në një thellësi prej 20 kilometrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Megjithëse një tërmet me magnitudë 6.1 ballë sipas shkallës Rihter thuhet se shkakton dëme në zona shumë të populluara, mediat japoneze deri më tani nuk kanë raportuar për dëme apo lëndime.
Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar deri më tani, gjithashtu.
Ky është tërmeti i dytë që ka goditur ishullin verior të Japonisë Hokkaido në më shumë se një muaj.
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi pjesën lindore të Hokkaido më 25 shkurt. /Telegrafi/