Site icon Telegrafi

Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Meksikën jugore, banorët e tmerruar dalin në rrugë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 tronditi Meksikën jugore mëngjesin e së dielës, duke nxjerrë në rrugë banorët e kryeqytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në veriperëndim të Corral Falso në shtetin jugor të Guerrero.

Zona shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit të Meksikës midis vendpushimeve të plazhit të Acapulco dhe Zihuatenejo.

Nga atje nuk pati raportime të menjëhershme për dëme por presidenti Andrés Manuel López Obrador tha përmes Twitter se mbrojtja civile po shihte nëse janë shkaktuar dëme materiale.

López Obrador më vonë postoi një video në Twitter të një bisede të drejtpërdrejtë me guvernatoren e Guerrero, Evelyn Salgado, në të cilën ajo tha se nuk kishte raportime për dëme apo viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version