Në fund të janarit të këtij viti, një spirale fantazmë e kaltër u shfaq në qiell mbi Havai.
Edhe pse ky fenomen i ngjan një skene nga filmat fantastiko-shkencorë, ku alienët krijojnë një lloj “dere hapësinore” për të arritur në Tokë ose që tregon një hendek midis universeve paralele, pra ka të ngjarë të lidhet me lëshimin e satelitit të Space X.
Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë, vuri re këtë spirale misterioze më 18 janar, menjëherë pasi SpaceX lëshoi një raketë Falcon 9, që mbante një satelit të madh ushtarak, transmeton Telegrafi.
Astronomi Ichi Tanaka ishte i angazhuar në disa kërkime të tjera atë mbrëmje, dhe nuk e vuri re fillimisht formimin e kësaj forme të çuditshme përballë “hundës” së teleskopit Subaru, derisa dikush i dërgoi një pamje nga YouTube.
“Kur hapa ‘Slackun’, pashë videon. Më dukej e mrekullueshme”, tha Tanaka për The Guardian.
On Jan 18, 2023 (HST), the Subaru-Asahi Star Camera captured a mysterious flying spiral over Maunakea, Hawai`i. The spiral seems to be related to the SpaceX company's launch of a new satellite.
Watch the video:https://t.co/851Gz7VojV#SubaruTelescope pic.twitter.com/Np58fxpX9e— Subaru Telescope Eng (@SubaruTel_Eng) January 19, 2023
Observatori më pas ndau një foto të kësaj vorbulle në Twitter, dhe publikoi një video të formimit spirale që fluturonte mbi vullkanin Mauna Kea dhe më pas u shpërnda.
“Kamera e yllit Subaru-Asahi kapi një spirale misterioze fluturuese mbi Maunakea, Havai. Spiralja duket se ka lidhje me lëshimin e një sateliti të ri SpaceX”, shkroi teleskopi Subaru në Twitter.
SpaceX rocket lit up New Zealand's sky with a crazy blue spiral (photo) https://t.co/8st3eNQSzf pic.twitter.com/dBQjnsUhoR
— SPACE.com (@SPACEdotcom) June 22, 2022
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar se bëhet fjalë për një lëshim satelitor, por të gjitha çojnë në atë drejtim. Domethënë, kjo nuk është hera e parë që një formë e tillë formohet mbi kokat tona pas lëshimit të SpaceX.
Një fenomen i ngjashëm u vërejt në qershor 2022 mbi Queenstown, Zelandë të Re, gjithashtu pas nisjes në Florida të një rakete. /Telegrafi/