Site icon Telegrafi

“Një skandal global”, Real Madridi akuzon La Ligan se janë të ‘njollosur’ nga çështja Negeira

Tek Real Madridi mbetën të zemëruar pas humbjes së pësuar ndaj Espanyolit të shtunën, pasi sipas tyre ndikim në rezultat pati gjyqtari. 

‘Los Blancos’ vendosën të gjithë vëmendjen e tyre tek ndarja e drejtësisë, duke lënë fajtor gjyqtarin për faktin se nuk e përjashtoi Carlos Romeron pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Mbappes. 

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti tha se ishte ‘e pashpjegueshme’ që Romero nuk u përjashtua, teksa edhe vet klubi në raportin zyrtar të ndeshjes reagoi duke kërkuar sqarim. 

Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga ajo ndeshje, duket se tek madrilenët nervozizmi nuk ka kaluar ende dhe tashmë kanë reaguar sërish me një video të publikuar nga Real Madrid TV. 

Përmes kësaj videoje, ata e përshkruajnë incidentin si një ‘skandal global’ duke iu referuar raportimeve nga mediat anembanë botës si një justifikim. 

Ata gjithashtu thonë se ‘La Liga është e njollosur nga Negreira’, duke iu referuar çështjes se korrupsionit ku ishte i përfshirë ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negriera, dhe pagesat që i bëri Barcelona atij. 

Kjo natyrisht vjen vetëm pak ditë pasi u zbulua publikisht nga kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, se presidenti Florentino Perez po ushtron presion ndaj tij për të ndërmarrë reforma tek Komiteti i Gjyqtarëve./Telegrafi/

Exit mobile version