Please enter at least 3 characters.

Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.

Ahmeti bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.

“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, deklaroi Ahmeti.