Qyteti i Gjakovës vazhdon që fondin e sportistëve ta pasurojë çdo ditë e më shumë, me sportistë mjaft të talentuar.
Një nga sportistët që për shumë pak ditë do të debutojë si boksier është edhe Jozef Rrasi, i cili në një intervistë për Telegrafin tregoi se kur dhe pse ka filluar të merret pikërisht me boks.
“Une merrem me boks që nga mosha 12 vjeçare, që do të thotë ka rreth 12 vjet që unë merrem me këtë sport. Arsyeja kryesore se pse kam filluar të merrem me boks është për shkak që kur kam qenë në moshë shumë më të re kam qenë promblematik në shkollë, dhe pastaj thonin që boksi do të më ndihmonte të qetësohesha.”, tha fillimisht Rrasi.
Ndërsa me ushtrimet kondicionale që Rrasi të jetë sa më i përgatitur për debutimin e tij në boksin profesionist, është marrë trajneri i ushtrimeve kondicionale, Tirron Mamusha, i cili për Telegrafin tha që përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë.
“Përgatitjet i kemi vazhduar pothuajse për dy muaj e gjysmë përafërsisht, dhe përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë dhe mendoj që Jozefi është në formën e tij më të mirë jetësore dhe fizik, dhe shpresoj dhe besoj shumë që do të sjellë një rezultat shumë të madh, duke debutuar me fitore.”, u shpreh Mamusha.
Intervistën e plotë rreth përgatitjeve të boksierit Jozef Rrasi në boksin profesionist mund t’a ndiqni më poshtë. /Telegrafi/