Kush do të luaj si mbrojtës i djathtë në El Clasico? Kjo është pyetja që bëhet nga të gjithë tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit para përballjes së dy gjigantëve spanjollë në fundjavë.
Është një pyetje e madhe që Xavi është përballur ditëve të fundit, por trajneri katalunas ende nuk ka dhënë një përgjigje.
Barcelona ka vendosur rregullisht Ronald araujon në atë pozicion për të ndaluar yllin brazilian Vinicius Junior i cili është rreziku kryesor për katalunasit.
Por këtë edicion, katalunasit kanë transferuar Joao Cancelon i cili po e mbulon pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Portugezi është një futbollist shumë ofensivë dhe tifozët katalunas kanë frikë se nëse ai luan atëherë Vinicius Junior do të jetë shumë më i lirë për të depërtuar në krahun e majtë të sulmit të Real Madridit.
Një duel mes Joao Cancelos dhe Vini Jr ende nuk e kemi parë dhe vështirë se do ta shohim edhe këtë fundjavë, pasi Xavi preferon më shumë Araujon.
Gjithsesi trajneri katalunas nuk ka preferuar të flas fare për El Clasicon pasi sipas tij për momentin mendojnë vetëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/