Site icon Telegrafi

Një prototip i Cybertruck është parë në Zelandë të Re, me gjasë për testimin e fundit dimëror

Një prototip i mbuluar modelit Tesla Cybertruck është parë derisa po shkarkohej nga një aeroplan mallrash në Zelandën e Re, me sa duket për fazat përfundimtare të testimit dimëror, përpara se kamionçina e shumëpritur tërësisht elektrike të hyjë në prodhim më vonë këtë vit.

Pamjet janë publikua në forumin e Klubit të Pronarëve të Cybertruck nga përdorusi ModelAZ, që tha se prototipi po shkonte drejt Territorit të Provës së Hemisferës Jugore, transmeton Telegrafi.

Tani, zakonisht kur mendojmë për Zelandën e Re, në vijnë në mendje luginat e mbushura me diell dhe peizazhet e bukura të gjelbra, dhe bora është ndoshta gjëja e fundit që do të shpresonim.

Por, nga qershori deri në shtator, kur Hemisfera Veriore përjeton verën, pjesa jugore e planetit ende ka shumë borë,

Por siç rezulton, nga qershori deri në shtator – kur Hemisfera Veriore përjeton verën, pjesa jugore e planetit ka ende shumë borë dhe vendet e testimit në ishullin jugor të Zelandës së Re janë të njohura dhe përdoren shpesh për testimin e automobilave.

Madje është edhe një video promo që tregon se çfarë tregon e gjitha:

Nëse flasim për Cybertruck, kjo nuk është hera e parë që Tesla e ka testuar në mot të ftohtë, pasi një seancë e mëparshme është mbajtur diku në maj në Alaskë.

Në atë kohë, marka me bazë në Austin madje publikoi një foto të kamionçinës me emetime zero duke “luajtur në dëborë”:

Exit mobile version