Një prej indikatorëve kryesor të shëndetit mendor është gjumi – shpjegon neuropsikiatri Sami Rexhepi
Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor, rëndësinë e gjumit, sëmundjet e ndryshme, etj.
Rexhepi ka theksuar edhe simptomat që na tregojnë kur diçka nuk është në rregull me shëndetin mendor.
“Një prej indikatorëve shumë të rëndësishëm sa i përket shëndetit mendor është gjumi. Nëse e shohim se po fillojmë të flemë më gjatë, ose po vuajmë për gjumë, d.mth. po flemë më pak. Mandej indikator tjetër është mënyra se si ushqehemi.. po marrim ushqim pa kontroll ose po ushqehemi fare pak... këto janë shenja se duhet me pyet se gjithmonë ekziston një arsye pse...”, tha ai.
Sipas tij, kjo nuk është alarm për tu frikësuar, por alarm për ndërgjegjësim dhe kujdes më të madh.
Ai tha se lidhur me shëndetin mendor, shpesh është indikacion edhe durimi.
“Mandej shpesh në këtë dinamikën tonë të përditshme është ulur edhe pragu i durimit...”, tha ai.
Në këtë podcast, doktor Rexhepi flet për simptomat që na tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin mendor, flet për ndikimin e lojërave dhe rrjeteve sociale te fëmijët, flet për sëmundjet si depresionin, çrregullimet bipolare, skizofreninë, etj.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/


