Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badocit.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.
Ajo tha se në aksident është përfshirë një automjet.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut,” ka thënë Ahmeti.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.