Site icon Telegrafi

Një person gjendet pa shenja jete në Istog, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 09:00, në Istog.

Kështu u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje, ndërsa me vendim të prokurorit trupi dërgohet në IML për autopsi.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version