Site icon Telegrafi

Një person dërgohet pa shenja jete në Qendrën Mjekësore në Graçanicë, Policia heton rastin

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Mjekësore në Graçanicë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:45.

“Hetim i vdekjes… Graçanicë 28.02.2025-16:45 Është sjellë pa shenja jete në Qendrën mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. /Telegrafi/

Exit mobile version