Reperi i njohur, Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Mozzik, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi me Lutfi Hazirin, një figurë të njohur të LDK-së.
Ky moment ka një kuptim të veçantë për Mozzikun, pasi ai është në lidhje dashurie me vajzën e Hazirit, Lotinën.
Në postimin e tij, Mozzik ka ndarë përvojën e tij të pasdites së kaluar me Hazirin dhe ka theksuar fjalët e tij të veçanta për të: “Kujdesuni për njëri-tjetrin si për sytë që keni”.
Mozzik përfundon postimin e tij duke i dëshiruar shëndet dhe të mira Hazirit dhe familjes së tij, duke theksuar se ka njohur Lutfi Hazirin personalisht dhe se është ndjerë i nderuar nga këto fjalë të mençura. /Telegrafi/