Site icon Telegrafi

Një muaj deri në fillimin e garës së vrapit High Scardus Ultra që frymëzon dhe lidh njerëzit përmes sportit dhe natyrës!

A jeni gati për sfidën e radhës?

Nëse ende nuk keni filluar përgatitjet, keni edhe një muaj kohë që të ushtroni për disciplinat prej 20 km apo 60 km. 

Jo vetëm garë por një përvojë që sfidon kufijtë fizikë dhe mendorë të pjesëmarrësve, duke i çuar ata përmes bukurive natyrore të vargmalit më të madh në Ballkan.

Kjo garë lidh dy vende dhe dy parqe kombëtare duke ofruar një udhëtim kulturor dhe natyror të paharrueshëm dhe ka për qëllim të promovojë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut si destinacione turistike, duke sjellë gazetarë dhe turistë nga e gjithë bota. 

Me vetëm një muaj të mbetur deri në edicionin e tretë të garës High Scardus Ultra, entuziazmi po rritet dhe emocionet janë në kulm.

Kjo ngjarje unike e vrapimit malor ju mirëpret me 7 shtator duke filluar në qytetin e Prizrenit.

Vrapues, entuziastë të natyrës, ambientalistë dhe personazhe të larmishëm presin ti bashkohen garës për shumë emocione, surpriza, e shpërblime.

High Scardus Ultra është e certifikuar nga UTMB Index dhe ITRA, duke e bërë atë një ngjarje të njohur ndërkombëtarisht. 

Disa nga përfitimet shëndetësore të vrapimit malor janë: 

– Përmirësimi i Kondicionit Kardio: Vrapimi në terrene të ndryshme dhe ngjitja e kodrave dhe maleve ndihmon në përmirësimin e kondicionit tuaj kardiovaskular, duke forcuar zemrën dhe mushkëritë. 

– Reduktimi i Stresit: Koha e kaluar në natyrë dhe bukuritë e saj ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor. 

– Forcimi i Muskujve: Vrapimi në terrene të ndryshme ndihmon në forcimin e muskujve të këmbëve, shpinës dhe pjesës së poshtme të trupit. 

– Përmirësimi i Balancës dhe Koordinimit: Terrenet e ndryshme dhe shpesh të pabarabarta të shtigjeve malore ndihmojnë në përmirësimin e balancës dhe koordinimit të trupit. 

Mos e humbisni këtë mundësi unike!

Regjistrohuni sot dhe bëhuni pjesë e një ngjarje që do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj.

Vraponi në shtigjet e Sharrit dhe përjetoni një aventurë që sfidon, shëron dhe frymëzon. 

Regjistrohu tani! 

Për më shumë informacione dhe regjistrim, vizitoni faqen tonë zyrtare dhe ndiqni kampanjën në mediat sociale për të mos humbur dhuratat dhe surprizat e shumta që kanë përgatitur për ju. 

Merre malin me 7 shtator!

Exit mobile version