Katër astronautë janë rikthyer në Tokë pas një qëndrimi gati tetë-mujor në stacionin hapësinor të zgjatur nga problemet e kapsulës së Boeing dhe uragani Milton.
Një kapsulë SpaceX që mbante ekuipazhin ka mbërritur në Gjirin e Meksikës, pak larg bregut të Floridas, pasi u largua nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në fillim të kësaj jave.
Bëhet e ditur se astronautët duhet të ishin kthyer dy muaj më parë, por kthimi i tyre në shtëpi u bllokua nga problemet me kapsulën e re Starliner të Boeing, e cila u kthye bosh në shtator për shkak të shqetësimeve të sigurisë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Uragani Milton ndërhyri më pas, i ndjekur nga dy javë të tjera me erë të fortë dhe det të trazuar.
Ndryshe, SpaceX nisi katër astronautët – Matthew Dominick të NASA-s, Michael Barratt dhe Jeanette Epps, dhe Alexander Grebenkin të Rusisë – në mars.
Zëvendësuesit e tyre janë dy pilotët testues të Starliner, Butch Wilmore dhe Suni Williams dhe dy astronautë të nisur nga SpaceX katër javë më parë.
Ata të katër do të qëndrojnë atje deri në shkurt. /Telegrafi/