I riu i pasur Adrian Portelli ka bërë diçka që pak njerëz kanë mundësi ta bëjnë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Portelli vendosi të “parkojë” një McLaren Senna GTR prej 3 milionë dollarësh në penthouse-in e tij prej 39 milionë dollarësh në Melburn të Australisë.
Dhe meqenëse jeton në një apartament nën çati në katin e 57-të, ai duhej të përdorte një ashensor special.
Madje, për të plotësuar dëshirën e milionerit, punëtorëve iu desh të hiqnin disa mure dhe në këtë mënyrë të ndryshonin ndërtimin e rrokaqiellit, por kontraktori pretendon se i gjithë projekti u krye në nivelin më të lartë të sigurisë. /Telegrafi/