Manchester United braktisi planet për një iniciativë pro LGBTQ+ që kishte në fuqi për dy sezonet e fundit për shkak të refuzimit të një lojtari.
Klubet e Ligës Premier kanë mbështetur fushatën Rainboë Laces, në partneritet me shoqatën bamirëse Stoneëall, në një përpjekje për të përmirësuar përfshirjen e LGBTQ+ në sport.
Kapiteni Bruno Fernandes ishte një nga shumë kapitenët që mbajti në krahë një shirit të veçantë ylberi në fitoren 4-0 të Evertonit, por doli se një gjest tjetër u anulua nga lojtarët e United.
Sipas mediumit The Athletic, lojtarët e United ishte planifikuar të mbanin një xhaketë ylberi për sezonin e tretë radhazi, por nënshkrimi i verës Noussair Mazraoui refuzoi të merrte pjesë.
Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut u tha shokëve të tij se nuk dëshironte të vishte një xhaketë ylberi nga Adidas për shkak të besimit të tij mysliman.
Kështu lojtarët vendosën që asnjëri prej tyre nuk do ta vishte atë në vend që Mazraoui të ishte i vetmi jopjesëmarrës.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Manchester United players ABANDONED the club’s plans to wear an Adidas jacket in support of LGBTQ+ on Sunday against Everton after Noussair Mazraoui REFUSED to join the initiative. 🏳️🌈❌
(Source: @TheAthleticFC) pic.twitter.com/4YfRAKW3lD
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 4, 2024
Vendimi u mor disa orë para të dielës dhe raporti thotë se jo të gjithë në dhomën e zhveshjes së United ishin të kënaqur me vendimin.
Kohët e fundit Unitedi është ngrohur me fanella ylberi, si dhe ka dalë me një xhaketë Adidas që promovon përfshirjen e LGBTQ+. /Telegrafi/