Një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh në majë të një kodre 18 metra u zgjodh në mënyrë që xhamia të ishte e dukshme nga një distancë e largët
Në qytetin Bahria në Karachi të Pakistanit është është në ndërtim e sipër kompleksi i Xhamisë së Madhe, e cila kur të përfundojë do të jetë xhamia e tretë më e madhe në botë për nga kapaciteti dhe do të mund të strehojë 800 mijë besimtarë njëherësh.
Dizajni është një përzierje e arkitekturës mogule dhe persiane, transmetoi Anadolia, përcjell Telegrafi.
Kompleksi do të jetë i rrethuar nga kopshte të mëdha dhe me mure të harkuara në të katër anët.
Në haremin e xhamisë do të ketë shatërvanë dhe për t’i mbrojtur besimtarët nga dielli, oborri do të ketë çadra të automatizuara të ngjashme me dizajnin e Xhamisë së Profetit në Medine.
/Telegrafi/