Një inxhinier i çuditshëm e ka kthyer një fshesë me rrymë në një mini motoçikletë, por ai pranon se nuk ka arritur atë që priste.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, inxhinieri nga Milton Keynes, Buckinghamshire, punoi me një ekip entuziastësh për të përshtatur pajisjen e prishur me një motor, timonë dhe rrota të reja.
Tani makineria e montuar mund të arrijë një shpejtësi jo të vogël, me pamje gazmore që tregojnë një “vozitës” përgjatë një shtrirjeje të asfaltit.
Por shpikësi bëri shaka se pajisja e konvertuar – ende funksionon si një pastrues shtëpie nëpër qoshe. /Telegrafi/