Në parkun “Karagjorgjev” në stacionin hekurudhor në Beograd, për pak sa nuk ndodhi një aksident me fatalitet.
Një grua me një fëmijë ishte duke ecur në binarët e hekurudhës dhe në momentin e fundit shmangu goditjen nga treni.
Pamjet e kamerave të vëzhgimit janë shfaqur në rrjetet sociale ku shihet një grua me një fëmijë të vogël duke ecur në shina për të shkuar në stacion.
Ngjarja ka ndodhur më 31 maj të këtij viti, raporton mediumi N1.
Kur dëgjoi një tren të shpejtë që vinte nga pas, ajo filloi të vraponte dhe të tërhiqte zvarrë fëmijën me vete.
Një i ri që ndodhej në platformë u hodh në momentin e fundit dhe e tërhoqi atë dhe fëmijën nga binarët, që të mos i godiste treni që po vinte në stacion. /Telegrafi/