Please enter at least 3 characters.

Një gol i vonë i sjell buzëqeshjen PSG-së, Girona debutoi me humbje në Ligën e Kampionëve 

2024/09/GXyXC8eXcAA-nvF-scaled.jpg

PSG ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve e cili ka vit zhvillohet me format të ri.  Se kjo nuk kishte raste të shumta e konfirmon edhe fakti që në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 13-të, Marco Asensio ishte i vetmi që rrezikoi, por pa sukses.

Në fillimin e pjesës së dytë, Ousmane Dembele rrezikoi dy herë në minutat 55’ dhe 62’, por nuk e gjeti rrjetën.Në minutën e 77-të, PSG kërkoi penallti pasi në zonë me dorë luajti Ladislav Krejci, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, PSG shtoi sulmet drejt portës së Gironas.

Bë minutën e 82-të, Achraf Hakimi asistoi te Randal Kolo Muani, por as ky nga afër nuk shënoi. Hakimi dhe Dembele po ashtu në minutën e 86-të, të dy dështuan për të shënuar.Kur pritej që Girona të bënte debutim fantastik në Ligën e Kampionëve, në skenë doli Nuno Mendes i cili shënoi për 1-0 në të mirë të PSG-së.

Koha shtesë nuk solli asgjë dhe PSG mori fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/