Tyreece Anthony Tupac Shakur Campbell (19) bëri debutimin e tij me klubin e divizionit të tretë anglez, Charlton.
Mesfushori i ri luajti një orë në fitoren 1-0 si mysafir ndaj Shrewsbury më 22 tetor dhe që atëherë është bërë hit në mediat sociale.
Ai tërhoqi menjëherë vëmendjen për shkak të emrit të tij të mesëm, të cilin e mori nga reperi i famshëm amerikan Tupac Shakur, i cili u vra 26 vite më parë.
Tyreece Anthony Tupac Shakur Campbell to partner Jayden Chesney Hawkes Stockley up front this afternoon #cafc https://t.co/fnP2uUsxsm
— CharltonLife.com (@CharltonLife) October 22, 2022
I riu Tupac Shakur vjen nga lagjja londineze e Peckham. Klubet Charlton dhe Millëall, ndodhen afër Peckham.
Charlton ka luajtur për herë të fundit në Ligën Premier në vitin 2007.
Meet 19-year-old Charlton Athletic striker…
Tyreece Anthony Tupac Shakur Campbell.
Legend. 🫡 pic.twitter.com/0z4UcKGasw
— Barstool Football (@StoolFootball) October 25, 2022
Nëse Tyreece Anthony Tupac Shakur Campbell zhvillon talentin e tij, sigurisht që do ta ketë edhe më të lehtë të arrijë një karrierë të mirë për shkak të emrit të tij të mrekullueshëm. /Telegrafi/