Një çift nga Chicago tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale pas postimit të një fotografie në Facebook.
Më 23 shtator, Tanji Newman ndau një foto nga një festë ku shihet në shoqërinë e vajzës shtatzënë të Jayla, Shakira Jenkins dhe babait të ardhshëm, Lavelle Lundy.
Mijëra persona “ndanë” foton dhe siç pritej, të gjithë u mahnitën nga diferenca në lartësi mes Lavelle, Jayla dhe Tanji.
Djali është një ish-basketbollist i gjimnazit, 210 centimetra i gjatë, i cili është diplomuar në akademinë “Wells Community”.
Tanji ka shkruar edhe një mesazh të mrekullueshëm në Facebook, “Fëmija ime do të ketë një fëmijë”.
Përveç urimeve, njerëzit lanë një sërë komentesh humoristike.
“A është ky një photoshop, apo një fëmijë i Shaquille O’Neal”, “Foto e bukur, shpresoj se djali është rrugës për në NBA”, “Zot i dashur, sa i gjatë është. Urime Jale”, thuhet në disa nga mesazhet.
Kur u pyet se sa e gjatë është Lavelle, Tanji dha një shifër të ndryshme nga ajo e deklaruar në disa faqe sportive – 218 centimetra
Ndërkohë që nga publikimi i fotos, Jayla ka sjellë në jetë fëmijën, por nuk ka treguar asgjë për të, përveç se është e lezetshme. /Telegrafi/