Site icon Telegrafi

Një femër në Prishtinë qëllohet aksidentalisht me pushkë ajrore, dërgohet për trajtim në QKUK

Policia e Kosovës bën të ditur se një femër në Prishtinë është qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore nga një e mitur.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 11:00 në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se aksidentalisht është qëlluar me pushkë ajrore nga e mitura femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes nga i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore.

I dyshuari (pronari) është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version