Një familje mbeti e habitur kur panë një detaj rrëqethës në sfondin e fotos së tyre në plazh.
Fotoja, e realizuar buzë detit në Melburn, Australi, tregon një baba dhe vajzën e tij të vogël “duke përshëndetur kamerën”.
Por kur u kthyen në shtëpi, vunë re një diçka jo të këndshme në ujin pas tyre – që mendohet të jetë një pendë peshkaqeni, përcjell Telegrafi.
Fotoja thuhet të jetë bërë të dielën në plazhin Carrum dhe një peshkaqen u raportua të njëjtën ditë në gjirin fqinj.
Megjithatë, shikuesit mbetën të ndarë nëse forma ishte një pendë peshkaqeni apo jo. /Telegrafi/