Lava shpërtheu të shtunën nga një çarje e re vullkanike në gadishullin Reykjanes të Islandës, shpërthimi i katërt që goditi zonën që nga dhjetori, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një “shpërthim vullkanik ka filluar midis Skogfell dhe Hagafell në Gadishullin Reykjanes”, thuhet në një deklaratë nga autoritetet islandeze.
Dhe imazhet treguan llavën dhe tymin që dilte nga aty.
Pak minuta para shpërthimit, autoritetet përkatëse kishin lëshuar një deklaratë duke thënë se aktiviteti sizmik tregonte se kishte një shans të shtuar për një shpërthim.
Hér er annað sjónarhorn sem sýnir upphaf gossins, séð frá vefmyndavél á Þorbirni. Myndbandið er á fimmföldum hraða. pic.twitter.com/gM8ofn3N0l
— Fréttastofa RÚV (@RUVfrettir) March 16, 2024
Madje mediat lokale raportuan se evakuimi i qytetit të peshkimit Grindavik kishte filluar, banorët kishin marrë mesazhe me tekst që u kërkonin të largoheshin shpejt.
Përafërsisht 4,000 banorët e Grindavikut u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre vetëm më 19 shkurt pasi u evakuuan më 11 nëntor.
Photos of the new eruption in #Iceland from the Coast Guard helicopter…
? @RUVfrettir pic.twitter.com/qfTv5LU6BH
— Volcaholic ? (@volcaholic1) March 16, 2024
Islanda është “shtëpia e 33 sistemeve aktive vullkanike”, numri më i lartë në Evropë.
Por deri në mars 2021, gadishulli Reykjanes nuk kishte përjetuar një shpërthim për tetë shekuj.
Shpërthime të tjera ndodhën në gusht të vitit 2022 dhe në korrik dhe dhjetor të vitit 2023, duke i bërë vullkanologët të thonë se ishte ndoshta fillimi i një epoke të re të aktivitetit sizmik në rajon. /Telegrafi/