Një kandidat befasues është futur në listën e ngushtë të dëshirave të Manchester United për të zëvendësuar Erik Ten Hag sipas raportimeve të fundit.
Pasi siguroi qëndrimin në klub pasi fitoi trofeun FA Cup, Ten Hag e ka gjetur veten nën një presion të madh edhe një herë tjetër për shkak të fillimit të dobët të Unitedit në Ligën Premier.
Pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ‘Djajtë e Kuq’ momentalisht gjenden në pozitën e 14-të në Ligën Premier dhe gjashtë pikë larg top katërshes.
Asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e Ten Hag nuk është marrë por zyrtarët e Unitedit mbajtën një takim të rëndësishëm për të diskutuar disa çështje këtë javë.
Një numër kandidatësh po vazhdojnë të lidhen me mundësinë e zëvendësimit të Ten Hag, me Thomas Tuchel që po cilësohet si favoriti.
Sidoqoftë, ka një emër të ri në mesin e kandidatëve. Sipas GiveMeSport, Unitedi do ta konsideronte edhe trajnerin e Neëcastle, Eddie Howe në rast shkarkimi të Ten Hag.
INEOS thuhet se janë duke monitoruar me kujdes alternativat e mundshme dhe ata e pëlqejnë shumë stilin e lojës së Howe, i cili po ashtu është përmendur edhe si kandidat për stolin e Anglisë.
Përveç Hoëe edhe ish-trajneri i Chelseat dhe Brightonit, Graham Potter është përmendur si kandidat për punën tek Unitedi por nuk ka pasur asgjë konkrete./Telegrafi/