Site icon Telegrafi

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt – një aluzion emocional për një gabim

Ndeshja mes Brentford dhe Manchester Cityt përfundoi në barazim 2-2, pavarësisht se Blutë mbanin epërsi 2-0 në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë, në momentet e fundit, bletët arritën të shënojnë dy herë dhe të marrin një pikë.

Pas ndeshjes, vëmendjen tërhoqi momenti kur Pep Guardiola pati një shkëmbim emocional me portierin e tij Stefan Ortega.

Trajneri i Cityt e përqafoi Ortegan disa herë, më pas i bërtiti drejtpërdrejt në fytyrë para se ta kapte nga koka.

Me pak fjalë, momenti ishte shumë emocionues dhe video tashmë është bërë virale në internet.

Sidoqoftë, askush nuk mund ta kuptonte saktësisht se çfarë po përpiqej t’i thoshte spanjolli lojtarit të tij.

Këtu hyri eksperti i leximit të buzëve, Jeremy Freeman, duke deshifruar atë që Guardiola i tha Ortegës.

Sipas tij, trajneri i tha portierit se ai duhet të kishte “marrë një karton të verdhë”, që do të thotë se duhej të ngadalësonte lojën për të ndihmuar Cityn të ruante epërsinë. /Telegrafi/

Exit mobile version