Site icon Telegrafi

Një ditë nga fundi i Paris 2024: SHBA-të shkëlqyen në atletikë, basketboll për meshkuj dhe futboll për femra

Ka mbetur edhe një ditë drejt fundit të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris, ku edhe sot u thyen disa rekorde olimpike dhe botërore, ku spikatën vrapimi 4X100 metra për meshkuj dhe femra, finalja e futbollit te femrat dhe ajka e mbrëmjes, finalja e basketbollit te meshkujt. 

As të shtunën e 10 gushtit nuk mungoi spektakli, ndërsa jemi edhe një ditë deri në fundin e garave, pasi ‘Paris 2024’ përfundojnë të dielën.

SHBA-të fituan finalen e basketbollit te meshkujt, kur mposhtën Francën në një ndeshje të bukur, ku në fund Dream Team mori fitoren me rezultat 98-87.

 

Kina po ashtu fitoi dy medaljen në boksin e femrave, ndërsa SHBA-të ishin të jashtëzakonshëm në atletikë, ku morën medalje të artë në 4X100 metra në dy kategoritë.

SHBA-të deri tani kanë fituar 122 medalje, prej tyre 38 të arta dhe nga 42 të argjendta dhe bronzta.

Pas tyre menjëherë renditet Republika e Kinës që ka fituar në total 90 medalje, në mesin e të cilave 39 të arta, 27 të argjendta dhe 21 të bronzta.

Në vendet e tjera me diferencë janë Britania e Madhe, Franca, Australia, Japonia, Italia,  Holanda, Gjermania dhe Korea e Jugut që mbyllin renditjen në top 10./Telegrafi/

Exit mobile version