Një grua 44-vjeçare mbeti e plagosur për vdekje kur një degë e fikut i ra mbi të.
Një ngjarje e tillë thuhet se kishte ndodhur teksa ajo ishte ulur në ambientet e jashtme të një kafeneje në Litochoro, Pieria, Greqi.
Sipas Policisë Kombëtare, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:00.
Gruaja u dërgua në Qendrën Shëndetësore lokale, ku u konstatua vdekja e saj.
Policia arrestoi pronarin e lokalit, por më pas ai u la i lirë me urdhër verbal të prokurorit.
Policia e Dion Olympus po kryen hetimet paraprake. /Telegrafi/